Peleshi: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në takim Presidentin e Parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt, Gunnar Schellenberger.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në takim Presidentin e Parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt, Gunnar Schellenberger.

Në fokus të takimit ishte forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare dhe bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Bundestagut si edhe zgjerimin e shkëmbimeve me parlamentet e landeve gjermane.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërajonal në fusha me interes të përbashkët, si energjia, teknologjia e informacionit, arsimi, formimi profesional dhe kultura.

Palët nënvizuan gjithashtu nevojën për rritjen e investimeve gjermane në Shqipëri, duke e konsideruar këtë si një element kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha i përgjigjet Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha i përgjigjet Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë,…