Dhuka propozon “kontratë sociale” me të rinjtë: Shqipëria 2030 në BE të kthehet në trend kombëtar

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, Majlinda Dhuka, tha se Shqipëria po avancon me ritëm të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një transformim të gjithanshëm për vendin.


Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, Majlinda Dhuka, tha se Shqipëria po avancon me ritëm të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një transformim të gjithanshëm për vendin.

Gjatë një bashkëbisedimi dje me studentët, Dhuka u shpreh se progresi nuk matet vetëm me përmbushjen e kushteve teknike, por me ndikimin që anëtarësimi sjell në jetën e përditshme.

Sipas Dhukës, në thelb të këtij procesi qëndron transformimi i vendit në shumë fusha.

“Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt familjes evropiane dhe puna vazhdon me ritëm, hapa të vegjël të shpeshtë me energji dhe të qenurit anëtar në BE-së është më shumë se përmbushja e 101 kushteve që BE i ka dorëzuar Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit”, tha ajo.

“Në zemër të kësaj rrugë është transformimit evropian. Anëtarësimi në BE transformon për mirë e më mijë jetën tona, sipërmarrjen, shkollën, shtëpinë, familjen, sigurinë ushqimore mjedisin shërbimet lëvizjen inovacionin pra është një mundësi për të futur energji të reja në çdo aspekt të jetës sonë apo të ëndrrave tona sipërmarrëse ose profesionale”, tha Dhuka.

Dhuka e përshkroi Bashkimin Evropian si “një oqean mundësish”, duke përmendur programet dhe hapësirat që ofron për të rinjtë.

“Tregu i përbashkët të Bashkimit Evropian, zona evropian e arsimit të lartë, zona evropian e kërkimit. Erasmus +, karta rinore evropiane, kongresi, nisma të tjera, plot programe trajnimi pranë institucioneve të BE-së e të tjera si këto. Do të na duheshin 31 ditë për të folur për të gjitha mundësitë që vijnë nga 31 kapituj për të cilat po punojmë tani, sepse në secilin nga këta kapitujve ka një mundës të cilën ne së bashku mund t’i japim jetë”, tha ajo.

Në këtë kuadër, Dhuka prezantoi idenë për një “kontratë sociale” të re me rininë, në funksion të objektivit “Shqipëria 2030 në BE”. Kjo nismë, sipas saj, mbështetet në tre shtylla kryesore.

“Ne duam që të nënshkruajmë një kontratë sociale të re me rininë për Shqipërinë 2030 në BE. Ideja fillestare mban tre shtylla, kontrata sociale, e para të rinjtë si pjesë e transformimit evropian me idetë e angazhimin e tyre në 600 nismat e transformimit evropian që po çojmë përpara këto dy vjet”, parashtroi Dhuka.

“Shtylla e dytë të rinjtë si zhvillues të mundësive të këtyre oqeani mundësisht të BE-së, që nga sipërmarrja, e deri tek lëvizja, tek inovacioni e me radhë. Shtylla e tretë të rinj si ambasadorët evropiane, ne kemi nevojë për zërin tuaj, në familje, në auditor, në mediat sociale, ju keni komunitete tuaja ku influenconi. Ne kemi nevojë për zërin tuaj. Le ta kthejmë Shqipërinë 2030 në BE në një trend brenda në Shqipëri dhe jashtë”, tha Dhuka.

Marrë nga ATSH

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…