Malaj: Ligji për sigurimin e banesave nga tërmetet në konsultim me ministritë e linjës

Ligji për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” pritet të kalojë për miratim në Kuvend deri në fund të qershorit 2026.


Ligji për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” pritet të kalojë për miratim në Kuvend deri në fund të qershorit 2026.

Lajmin e konfirmoi sot gjatë një konference për shtyp ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili theksoi se ligji u është përcjellë të gjitha ministrive të linjës që duhet të japin komentet e tyre dhe të shprehin dakordësinë.

“Sapo të përfundojë ky proces, ligji do të kalojë në Këshill të Ministrave për t’u miratuar dhe pastaj në parlament. Objektivi ynë është që brenda 6-mujorit të parë të këtij viti ta miratojmë ligjin në parlament. Megjithatë janë procedurat parlamentare që marrin më tepër kohë”, shtoi Malaj.

Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurimit për të garantuar dëmshpërblimet e qytetarëve në kushtet e ndodhjes së ngjarjeve katastrofike siç është tërmeti.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…