Gonxhja: Shqipëria turizëm gjithëvjetor, oferta të larmishme dhe atraktive

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria synon të zhvillojë turizëm gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të lartë në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë, traditë, kulinari e më gjerë.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria synon të zhvillojë turizëm gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të lartë në turizmin natyror, kulturor, historik, aventurë, traditë, kulinari e më gjerë.

Gjatë një konference për mediet sot, i pyetur mbi datën e hapjes së sezonit turistik, ministri Gonxhja theksoi se synimi është të eliminohet koncepti i një sezoni të caktuar, duke e hapur turizmin gjatë gjithë vitit.

“Do të doja të mos kishte një datë, sepse synojmë turizëm gjithëvjetor, me vizitorë gjatë të gjithë vitit”, tha ai, teksa informoi se muaji maj do të shënojë për këtë vit hapjen e sezonit turistik veror.

Ministri bëri të ditur se në tre muajt e parë të vitit është regjistruar rritje e numrit të turistëve, të biletave për vizita në parqet kulturore historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë, duke treguar një performancë pozitive edhe në muajt e parë të vitit.

Për strategjinë e zhvillimit turistik, Gonxhja nënvizoi rëndësinë e lidhjes së strukturave agroturistike, qendrave turistike dhe qytezave, duke krijuar një rrjet të gjerë me muze, aktivitete tematike, kulinari dhe tradita. Qëllimi është të shtohet fluksi i turistëve dhe të rritet koha e qëndrimit të tyre.

Ministri theksoi gjithashtu se ideja e turizmit veror është e pamjaftueshme, ndaj do të zgjerohen investimet për turizmin dimëror, konferenca dhe struktura turistike e agroturistike në skaje të ndryshme të vendit, për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë në të gjithë territorin.

“Po punojmë me agjencitë turistike për ide dhe propozime që të rikonceptojmë menaxhimin dhe promovimin e turizmit, duke krijuar oferta gjithëvjetore të pasura dhe të larmishme për vizitorët”, tha Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.