Gonxhja: 261% më shumë fonde për institucionet kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja: Buxheti për institucionet kulturore në vend për vitin 2026 është 173 milionë lekë.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se buxheti për institucionet kulturore në vend për vitin 2026 është 173 milionë lekë.

Në një konferencë për shtyp, Gonxhja tha se “kjo është një rritje e konsiderueshme prej 261% krahasuar si e nisëm vitin në 2024 dhe me 87% krahasuar me si e nisëm vitin në janar 2025″.

“Natyrisht që rritja e buxhetit reflekton një mbështetje, pavarësi dhe përgjegjësi më të madhe nga ana e këtyre institucioneve për skenën artistike në vend dhe për të gjithë aktivitetet profesionale dhe të gjithë ndërveprimin që ata kanë me artin dhe me kulturën, me krijimtarinë sa i takon programeve që do të zhvillojnë, thirrjeve që zhvillojnë gjithë aspektit të një kalendari artistik dhe krijimtarisë që u takon këtyre institucioneve”, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “jemi koshientë që këto institucione i kanë të gjitha mundësitë dhe të gjithë stafin që do të dëshiron dhe kapacitetet e mundshme sa i takon investimeve kapitale dhe procedurave që lidhen me blerje dhe prokurime në aspektin e menaxhimit financiar. Nga pikëpamja artistike janë më dinamike dhe më energjike”.

Sa i takon performancës së institucioneve të artit dhe kulturës Gonxhja tha se “në janar-shkurt pjesëmarrja e publikut ka shënuar një rritje me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku prej 7% në total që ka qenë i numri i biletave të shitura, ka shkuar në një rritje prej 57%”.

“Paralelisht, siç kuptohet dhe nga numri i rritur i shitjes së biletave, ka një rritje të të ardhurave, të cilat duke u krahasuar me vitin 2025 për këtë periudhë janë rritur me 96%, ose me 5,7 milionë lekë”, tha Gonxhja.

“Në Teatrin Kombëtar, ku kemi pasur një ndryshim të rëndësishëm në administrim dhe menaxhim, kemi 627% më shumë bileta në dy muajt e parë të vitit dhe 52% më shumë të ardhura. Teatri Kombëtar është e rëndësishme të bëjë shfaqje të nivelit të lartë. Në Teatrin Eksperimental 67% më shumë bileta dhe 155% më shumë të ardhura, në Qendrën e Kulturës për Fëmijë ka 188% më shumë të ardhura”, tha Gonxhja.

Sa i takon Cirkut Kombëtar, Gonxhja tha se “kemi 591% më shumë të ardhura, edhe pse ende është i pasistemuar përfundimisht, pa një qendër që të kryejë aktivitetin e vet, për të cilin ne po punojmë në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, edhe në kushtet që jemi, Cirku Kombëtar ka 127% më shumë bileta”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria turizëm gjithëvjetor, oferta të larmishme dhe atraktive

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria synon të zhvillojë turizëm gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shqipëria turizëm gjithëvjetor, oferta të larmishme dhe atraktive

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi se Shqipëria synon të zhvillojë turizëm gjithëvjetor, duke ofruar diversitet të…