Gogu takon homologen belge: Shqipëria nuk ka “plan B”, por vetëm integrimin në BE

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden


Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, rezultatet e reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë bisedës, ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të ndershëm dhe të argumentuar nga institucionet europiane, të mbështetur në fakte dhe rezultate konkrete, jo mbi interpretime politike. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi ka prodhuar arritje dhe rezultate të prekshme, të cilat, sipas tij, nuk janë parë në asnjë vend tjetër në fazën e paraanëtarësimit.

Ministri theksoi se Shqipëria “nuk ka plan B”, por vetëm rrugën e integrimit europian, të fituar mbi meritë, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të reformave dhe rezultateve të matshme.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Belgjikë në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë te konfiskimi i aseteve të paligjshme. Palët vlerësuan rëndësinë e goditjes së fuqisë financiare të grupeve kriminale dhe nevojën për koordinim më të ngushtë institucional dhe operacional.

Ministrja belge shprehu vlerësim për arritjet e Shqipërisë dhe punën këmbëngulëse të institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, duke garantuar mbështetje të vazhduar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, ministri Gogu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë punën me seriozitet për të forcuar më tej shtetin e së drejtës dhe për të avancuar drejt Bashkimit Europian me rezultate dhe meritë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…