Gonxhja: “Match-Maker Albania 2026”, pikë referimi për prezantimin e potencialit ekonomik

Edicioni i dytë i “Match-Maker Albania 2026”, eventi më i madh i vitit për biznesin, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të zhvillohet më 26 mars në Tiranë.


Edicioni i dytë i “Match-Maker Albania 2026”, eventi më i madh i vitit për biznesin, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve do të zhvillohet më 26 mars në Tiranë.

“MatchMaker Albania 2” është platforma më e madhe e biznesit dhe investimeve në vend, duke bashkuar në një ditë të vetme sipërmarrjen, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se “është një kënaqësi e veçantë t’ju mirëpresim të gjithëve në edicionin e dytë të “Match Maker Albania”, një platformë që po konsolidohet me shpejtësi si një pikë referimi për nxitjen e partneriteteve, promovimin e investimeve dhe prezantimin e potencialit dinamik ekonomik të Shqipërisë”.

“Duke bashkuar bizneset, investitorët dhe institucionet, ky event krijon një hapësirë konkrete për bashkëpunim dhe zhvillim afatgjatë, me fokus në sektorët strategjikë”, tha Gonxhja.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbështet këtë nismë të rëndësishme, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e partneriteteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo platformë e krijuar për të nxitur partneritete dhe bashkëpunim, është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investimet vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani botërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…