
Berisha uron besimtarët bektashinj: Ditë besimi dhe e shpresës së pashuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët bektashinj në Ditën e Sulltan Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për komunitetin dhe vlerat e saj shpirtërore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët bektashinj në Ditën e Sulltan Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për komunitetin dhe vlerat e saj shpirtërore.
Në mesazhin e tij, Berisha u shpreh se Sulltan Nevruzi përfaqëson besim, mbarësi, lindje dhe shpresë të pashuar.
“Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit! Bektashinjve shqiptarë i uroj nga zemra një ditë të madhe dhe të bekuar. Për besimtarët e Zotit, kjo është ditë besimi, mbarësie, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar. Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë!”, u shpreh Berisha.
Burimi ATSH



















