Sula: Tolerancë zero ndaj çdo abuzimi me territorin dhe cenimi të sigurisë publike

Në kuadër të reformës së inspektimeve, Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi sot takimin e radhës me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si dhe me përfaqësues të strukturave të tij qendrore dhe rajonale.


Në kuadër të reformës së inspektimeve, Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi sot takimin e radhës me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si dhe me përfaqësues të strukturave të tij qendrore dhe rajonale.

Takimi u hap nga Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, i cili theksoi se reforma në sistemin e inspektimeve mbetet një prioritet thelbësor për garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në fjalën e tij, Sula nënvizoi se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo subjekti apo individi që abuzon me territorin dhe cenon sigurinë publike, duke theksuar se çdo shkelje do të përballet me masa të menjëhershme ligjore.

Inspektori i Përgjithshëm theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ndërtimet pa leje, për ndërhyrjet e paligjshme në territor, për shfrytëzimin abuziv të hapësirave publike, si dhe për çdo veprimtari që dëmton mjedisin apo cenon standardet e sigurisë.

Ai vendosi theks të veçantë edhe tek cilësia e punimeve në ndërtim, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo rasti ku përdoret beton jashtë standardeve apo hekur që nuk përmbush kriteret teknike të kërkuara.

Sula tha se çdo abuzim në këtë drejtim përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe do të trajtohet me zero tolerancë, përmes kontrolleve të shtuara dhe ndëshkimeve të menjëhershme.

Në kuadër të reformës, u theksua forcimi i kontrollit në bazë risku, si një qasje moderne që synon fokusimin e inspektimeve aty ku rreziku është më i lartë. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e unifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin, për të garantuar standarde të njëjta dhe trajtim të barabartë për çdo subjekt.

Një tjetër element i rëndësishëm i diskutuar ishte garantimi i të drejtës së ankimimit për çdo subjekt apo individ që vlerëson se është penalizuar padrejtësisht, duke siguruar transparencë dhe drejtësi në procesin inspektues.

Në vijim të takimit, drejtues të IKMT-së vlerësuan bashkëpunimin me Inspektoratin e Përgjithshëm dhe theksuan angazhimin për forcimin e kapaciteteve inspektuese, si dhe për rritjen e eficiencës në terren në përputhje me standardet e reja të reformës.

Gjatë aktivitetit u prezantuan gjithashtu nismat e reja që do të ndërmerren në kuadër të reformës. Ndër to, u bë e ditur se së shpejti do të lançohet portali “sigurt.gov.al”, një platformë e dedikuar për raportimin e shkeljeve ligjore që lidhen me fushat e inspektimit. Portali do të mundësojë raportimin nga qytetarët dhe bizneset, si dhe ndjekjen në kohë reale të çdo rasti të denoncuar.

Po ashtu, u prezantua edhe Linja e Gjelbër 0800, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësinë të sinjalizojnë çdo shkelje ligjore, në mënyrë anonime ose me identitet, duke nxitur një rol më aktiv të publikut në mbrojtjen e territorit dhe zbatimin e ligjit.

Takimi u mbyll me theksin se reforma e inspektimeve do të vijojë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat qendrore dhe rajonale, me synimin për ndërtimin e një sistemi modern, transparent dhe efektiv kontrolli, në funksion të mbrojtjes së territorit dhe interesit publik.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Nuk synojmë të vendosim monopol në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nuk synojmë të vendosim monopol në tregun e naftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk synon të krijojë monopol në tregun e hidrokarbureve, por faktori shtetëror synon…