Ngrihet taskforcë për monitorimin e tregut të karburanteve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Taskforce të përbashkët mes dy institucioneve.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Taskforce të përbashkët mes dy institucioneve.

Kjo Taskforcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ky plan operacional vjen edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në çmimet e hidrokarbureve.

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konflikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë”, tha Malaj.

Ai informoi se gjatë takimit u ra dakord për hapat që do të ndiqen nga këto dy institucione, duke filluar që nga vlerësimi me risk i operatorëve që operojnë në këtë sektor, por nga ana tjetër edhe duke marrë informacione nga tregu për sa i përket abuzimeve potenciale që mund të ndodhin.

“Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në dokumentacionin doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, u shpreh ministri.

Ministria e Financave, theksoi Malaj, mbetet e angazhuar për një miradministrim tatimor dhe doganor dhe gjithmonë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen në gjithë territorin e vendit, bazuar në subjektet e identifikuara me risk.

Sipas tij, do të ngrihen grupe të përbashkëta kontrolli me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të garantuar që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, si dhe që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, u shpreh se institucionet kanë koordinuar planin operacional dhe kanë nisur analizën e riskut.

Ai theksoi se eksperiencat nga operacionet e mëparshme kanë ndihmuar në identifikimin e problematikave konkrete në këtë sektor, ndërsa objektivi është që operacioni të shtrihet në një periudhë gjatë kohore, me qëllim rritjen e formalizimit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të tregut të hidrokarbureve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…