Qendra e Autizmit në Elbasan, terapi dhe mbështetje për zhvillimin e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se kjo qendër, përmes një ekipi profesionistësh multidisiplinar ofron shërbime të specializuara si psikoterapi, fizioterapi dhe logopedi për këtë kategori fëmijësh.


Qendra e Autizmit në Elbasan është një strukturë e dedikuar në mbështetje të zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se kjo qendër, përmes një ekipi profesionistësh multidisiplinar ofron shërbime të specializuara si psikoterapi, fizioterapi dhe logopedi për këtë kategori fëmijësh.

Iris Zyrakja, përgjegjëse e qendrës së autizmit në Elbasan shprehet se kjo strukturë funksionon prej gati 15 vitesh dhe është pjesë e këshillit të qarkut të këtij qyteti, ndërsa financiarisht varet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Qendra ofron shërbime të shumta për sa i përket fëmijëve të spektrit autik. Grupi multidisiplinar që përbëhet nga një psikolog, punonjës social, fizioterapist dhe një terapist, i pajis prindërit me një vlerësim fillestar, ndërsa më pas shoqërohen te neuropediatri”, tha Zyrakja.

Ndërsa, Parashqevi Projkja, psikologe e kësaj qendre nënvizoi se çdo ditë në këtë strukturë operohet me trajtimin e pesë fëmijëve.

“Nga e hëna në të enjte ne ofrojmë terapi zhvillimi ABA. Secili nga fëmijët është i pajisur me një plan individual pay. Plani pay hartohet nga psikologu qendrës me një ekip multidisiplinar në bashkëpunim me prindërit dhe vihet në dispozicion të tyre”, tha ajo.

Gjithashtu, Luljeta prindi i një fëmije me çrregullim të spektrit autik shprehet se prej dy vitesh ndjek vajzën në këtë qendër.

“Falë punës së përkushtuar të stafit, i gjithë procesi i terapisë ka ndikuar shumë pozitivisht te vajza. Sapo ajo mbaron terapinë ne marrim propozime se si të punojmë në shtëpi me fëmijën”, pohoi ajo.

Burimi ATSH

Hoxha takim në Delfi me Kos: Punë intensive në funksion të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim në Delfi me Kos: Punë intensive në funksion të anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në Forumin Ekonomik të Delfit me Komisioneren për…