Policia e Shtetit raporton në Bruksel për kapitujt 23 dhe 24 të integrimit

Delegacioni i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, dhe drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, ishte pjesë e takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, të zhvilluar në Bruksel më 3 dhe 4 mars.

Gjatë takimit u prezantua progresi i arritur nga Policia e Shtetit në përmbushjen e detyrimeve për kapitujt 23 dhe 24, si dhe prioriteteve në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duke evidentuar realizimin e angazhimeve të përcaktuara në kuadër të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Në përfundim, u vlerësua angazhimi dhe puna e Policisë së Shtetit në përmbushjen e standardeve dhe detyrimeve të saj, si pjesë e procesit të integrimit evropian.

Gjithashtu, u vlerësuan hapat dhe masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, si dhe progresi i arritur në të gjitha fushat prioritare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bonus 5% në grantet për startup-et e grave dhe ekonomisë së gjelbër

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bonus 5% në grantet për startup-et e grave dhe ekonomisë së gjelbër

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një…