BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.


Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë jozyrtarisht burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.

Siç mësohet jozyrtarisht, në nivel të Komisionit Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni. Ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit.

Në këtë takim, i cili pritet të mbahet të hënën, pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës, shkruan transmetuesi publik, rtklive.

Masat janë vendosur në qershor të vitit 2023. Një vit më vonë, ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e tyre, por u deshën mbi 18 muaj që vendimi të formalizohej.

Ndërkohë, mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane u bllokuan që nga ai moment. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave financiare, ndërsa tani mbetet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër.

Në kuadër të masave ndëshkuese ishte përfshirë edhe suspendimi i takimeve bilaterale të zyrtarëve evropianë me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përveç rasteve kur organizoheshin takime me karakter rajonal.

Ndërkohë, Kosova është vendi të cilin komisionerja për zgjerim, Marta Kos, ende nuk e ka vizituar. Ajo planifikon të zhvillojë një vizitë në Kosovë gjatë këtij muaji. Plani ideal, sipas zyrtarëve evropianë, do të ishte që këtë vizitë ta shfrytëzojë për të komunikuar lajmin për heqjen e masave. /KosovaPress/

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.