Gonxhja: Sulmi ndaj “ArtExplora”, akt terrorizmi ndaj artit dhe imazhit të Shqipërisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, reagoi sot në lidhje me sulmin me molotov ndaj qendrës ndërkombëtare të artit ArtExplora, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë vandalizmi dhe agresioni ndaj komunitetit artistik.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, reagoi sot në lidhje me sulmin me molotov ndaj qendrës ndërkombëtare të artit ArtExplora, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë vandalizmi dhe agresioni ndaj komunitetit artistik.

“Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar masivë molotovi mbi një godinë ku brenda ka artistë, njerëz, jetë dhe krijimtari. Të sulmosh me egërsi një qendër ndërkombëtare arti si ArtExplora, një nga fondacionet më prestigjioze në botë për mbështetjen e talentit dhe rezidencave artistike, është një akt terrorizmi që tenton të na kthejë pas në epokat më të errëta të hirit dhe shkatërrimit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, godina ku ndodhet qendra është shndërruar në një hapësirë të lirë krijimtarie, ku artistë nga vende të ndryshme të botës jetojnë dhe punojnë. “Sot, në ato mure nuk ka më izolim ideologjik, por studio ku artistë elitarë nga e gjithë bota kanë zgjedhur të jetojnë e të krijojnë. Kjo vilë, e shndërruar në një tempull të mendimit të lirë, është dëshmia e triumfit tonë mbi diktaturën”, u shpreh Gonxhja.

Ai bëri me dije se në momentin e sulmit në ambientet e objektit ndodheshin 12 artistë, shumica të huaj, mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me konflikte, por për fat të mirë nuk ka pasur pasoja për jetën e tyre. “Një komunitet artistik që jeton e punon në atë objekt për të materializuar lirinë u terrorizua sot nga antiliria”, theksoi ministri.

Gonxhja e cilësoi ngjarjen si një sulm ndaj imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekjeve për ta kthyer vendin në një pikë referimi për kulturën dhe turizmin.

“Ju mund të hidhni molotov, por nuk mund ta digjni dot frymën e lirisë. Vila 31 x ArtExplora dhe artistët tanë në rezidencë nuk do të mposhten nga frika”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se institucionet do të ndjekin me vëmendje zhvillimet ligjore të çështjes, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë për akte që cenojnë jetën dhe sigurinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.