AKSK dhe British Council memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe British Council nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur një kuadër bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin e aftësive, mbështetjen e politikave dhe rritjen e kapaciteteve në sigurinë kibernetike.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe British Council nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur një kuadër bashkëpunimi afatgjatë në zhvillimin e aftësive, mbështetjen e politikave dhe rritjen e kapaciteteve në sigurinë kibernetike.
Marrëveshja u formalizua në kuadër të aktivitetit përmbyllës të projektit CybHER, në prani të Nick Abbott, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri dhe Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilët theksuan rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor dhe partneritetet afatgjata për zhvillimin e sektorit.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm në Detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, e cilësoi zhvillimin e talenteve në sigurinë kibernetike si prioritet strategjik, duke nënvizuar se kjo fushë përbën një komponent thelbësor të sigurisë kombëtare.
Kapllani u shpreh se asnjë strategji apo teknologji nuk mund të jetë efektive pa kapacitetet njerëzore që i japin jetë këtyre mekanizmave, duke e konsideruar investimin në aftësi, njohuri, përvojë dhe talent si themelin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike.
Në këtë kuadër, Kapllani vuri theks të veçantë në rëndësinë e fuqizimit të vajzave dhe grave në këtë sektor, jo vetëm si çështje barazie, por si rritje reale e kapaciteteve kombëtare dhe forcim i cilësisë së ekipeve përballë kërcënimeve komplekse.

Memorandumi synon të thellojë bashkëpunimin në programe trajnimi, iniciativa për zhvillimin e talenteve dhe kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive konkrete për vajzat dhe gratë që synojnë të zhvillohen profesionalisht në këtë sektor.

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"