Zhvillimi i qëndrueshëm, Shqipëria renditet e 44-ta në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4 pikësh, sipas “Sustainable Development Report 2026”.


Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4 pikësh, sipas “Sustainable Development Report 2026”.

Raporti, i cili mat progresin e vendeve në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030, e rendit Shqipërinë mes vendeve që kanë shënuar rezultate të rëndësishme në një sërë treguesish socialë, ekonomikë dhe mjedisorë.

Një prej treguesve më pozitivë është arsimi. Shqipëria ka një shkallë prej 99,5% të regjistrimit neto në arsimin fillor, ndërsa 94,4% e fëmijëve të moshës 4–6 vjeç marrin pjesë në arsimin e organizuar parashkollor. Shkalla e shkrim-leximit te të rinjtë 15–24 vjeç arrin në 99,1%.

Edhe treguesit e shëndetit dhe mirëqenies paraqiten pozitivë. Jetëgjatësia mesatare në lindje ka arritur në 80 vite, ndërsa 100% e lindjeve ndiqen nga personel shëndetësor i kualifikuar.

Në energji, raporti evidenton akses të plotë 100% të popullsisë në energji elektrike, ndërsa energjia e rinovueshme përbën 43,7% të konsumit total të energjisë përfundimtare.

Shqipëria paraqitet mirë edhe në aksesin në shërbimet bazë. Rreth 95,1% e popullsisë përdor shërbime bazë të ujit të pijshëm dhe 99,3% shërbime bazë të kanalizimeve. Po ashtu, 100% e popullsisë rurale raportohet me akses në rrugë gjatë gjithë stinëve.

Në fushën e digjitalizimit, 85,9% e popullsisë përdor internetin, ndërsa Indeksi i Shërbimeve Online të qeverisjes elektronike vlerësohet me 0,8 pikë, në një shkallë ku 1 përfaqëson rezultatin më të mirë.

Tregues të rëndësishëm janë evidentuar edhe në mbrojtjen e biodiversitetit. Sipas raportit, 49,4% e sipërfaqeve tokësore të rëndësishme për biodiversitetin janë të mbrojtura, ndërsa mbrojtja e zonave me ujë të ëmbël arrin në 97,3%. Në zonat detare të rëndësishme për biodiversitetin, sipërfaqja mesatare e mbrojtur është 68,7%.

Në objektivin për punën dhe rritjen ekonomike, indeksi i rritjes së PBB-së së rregulluar vlerësohet me 81,7 pikë, ndërsa në fushën e barazisë gjinore gratë përfaqësojnë 34,3% të vendeve në parlament.

Rezultati prej 75,4 pikësh dhe renditja e 44-të në botë e pozicionojnë Shqipërinë në një nivel të rëndësishëm në vlerësimin global të progresit drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke reflektuar përmirësime në fusha kyçe të zhvillimit ekonomik, social, digjital dhe mjedisor.

“Sustainable Development Report 2026” ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të 169 vendeve drejt 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i qëndrueshëm, Shqipëria renditet e 44-ta në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i qëndrueshëm, Shqipëria renditet e 44-ta në botë

Shqipëria renditet e 44-ta në botë, ndër 169 vende të vlerësuara për zhvillimin e qëndrueshëm, me një rezultat prej 75,4…