
Ministrja Spahiu, vizitë në spitalin e Krujls
Afrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale pranë vendbanimit synon të sigurojë një kujdes më të aksesueshëm dhe të koordinuar, në përgjigje të nevojave të qytetarëve

“Afrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale pranë vendbanimit synon të sigurojë një kujdes më të aksesueshëm dhe të koordinuar, në përgjigje të nevojave të qytetarëve në Krujë.”
Kështu tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite sot në spitalin e Krujës, nga ku theksoi rëndësinë e afrimit të shërbimeve pranë komunitetit, duke vënë në fokus edhe parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.
Në kuadër të Tetorit Rozë, vëmendje e veçantë i kushtohet afrimit të shërbimeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit pranë grave dhe vajzave.
Sipas Spahiut, synimi është që parandalimi të mos mbetet vetëm një fushatë e muajit tetor, por të shndërrohet në një kujdes të vazhdueshëm përgjatë gjithë vitit.
Burimi ATSH



















