
Ministri Malaj prezanton Fation Shehun në krye të administratës doganore
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, para ekipit të administratës doganore.

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, para ekipit të administratës doganore.
Malaj i uroi suksese Shehut në detyrën e re, ndërsa falënderoi Besmir Bejën për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
“Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian”, u shpreh ministri Malaj.
Para emërimit, Shehu ka drejtuar për rreth 4 vite Drejtorinë e Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Ai zëvendëson Besmir Bejën, i cili u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave me vendim të Këshillit të Ministrave, më 20 nëntor 2026.
Besmir Beja qëndroi rreth 10 muaj në këtë detyrë, pasi kishte marrë drejtimin e Doganave në fillim të vitit 2026, duke zëvendësuar Gent Gazhelin.
Ndryshimi në drejtimin e Doganave vjen në kuadër të objektivit për modernizimin e administratës doganore, lehtësimin e procedurave tregtare dhe forcimin e përafrimit të saj me standardet europiane.
Para emërimit, Shehu ka drejtuar për rreth 4 vite Drejtorinë e Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Burimi ATSH



















