
Koçiu për sulmin e 7 tetorit: Shqipëria qëndron krah Izraelit
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Izraelit në Tiranë, me rastin e përvjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael.

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Izraelit në Tiranë, me rastin e përvjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael.
Në fjalën e saj, Koçiu kujtoi viktimat e sulmit dhe dënoi aktet terroriste, duke theksuar se terrorizmi nuk mund të justifikohet apo relativizohet.
“Tre vite nga 7 tetori, kujtojmë viktimat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, një akt barbar që mori 1200 jetë të pafajshme dhe tronditi mbarë botën”, u shpreh Koçiu.
Ajo theksoi se terrorizmi nuk njeh kufij dhe se përballë tij, sipas saj, nuk duhet të ketë heshtje.
“Terrorizmi nuk njeh as moshë, as shtet, as pafajësi dhe pikërisht për këtë arsye, ndaj tij nuk mund të ketë relativizim, justifikim apo heshtje”, shkruan Koçiu.
Koçiu theksoi gjithashtu se Shqipëria qëndron krah Izraelit dhe të gjithë atyre që mbrojnë të drejtën për të jetuar të lirë, në paqe dhe të sigurt.
“Shqipëria qëndron krah Izraelit dhe të gjithë atyre që mbrojnë të drejtën për të jetuar të lirë, në paqe dhe të sigurt. Sot, më shumë se kurrë, duhet të zgjedhim qytetërimin mbi barbarinë, lirinë mbi fanatizmin dhe paqen mbi terrorin. Në anën e jetës. Në anën e lirisë. Në anën e paqes”, shkruan Koçiu.


















