Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.


Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Edhe Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe u dënua me 25 vite burg.

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, po ashtu u shpall fajtor për krime gjatë luftës. Sipas trupit gjykues, Prokuroria e Specializuar arriti ta vërtetonte përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për disa akuza dhe e dënoi me 13 vite burg.

Ata akuzoheshin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Më herët, trupi gjykues i shpalli ata të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë. /rel/

Lexo më shumë nga

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Rama: Marre

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

Global 360

Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Rama: Marre

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…