Rama propozon Ervin Demon për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke liruar nga detyra ministrin Besfort Lamallari, i cili do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa në krye të Ministrisë së Brendshme propozoi Ervin Demon.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke liruar nga detyra ministrin Besfort Lamallari, i cili do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa në krye të Ministrisë së Brendshme propozoi Ervin Demon.

Ndryshimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturës qeverisëse, ku çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë prezantimit të ndryshimit, Rama tha se bëhet fjalë për një riorganizim të skuadrës qeverisëse, duke theksuar se Lamallari do të kalojë në Kryeministri për të vijuar angazhimin në një tjetër funksion.

“Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”, tha Rama, duke shtuar se çështjet e pushtetit vendor do të integrohen tashmë në strukturën e Ministrisë së Brendshme.

Kryeministri vlerësoi punën e Lamallarit gjatë periudhës në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke theksuar se ai do të vijojë bashkëpunimin me të edhe në funksionin e ri.

“Besforti ka bërë një punë shumë të mirë. Shpresoj të vazhdoj të bashkëpunoj me Besfortin edhe në kapacitetin e vet të ri këtu në Kryeministri”, u shpreh Rama.

Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin, duke u shprehur se gjatë këtyre 10 viteve është rritur profesionalisht, por edhe si njeri.

Ndërsa ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, tha se puna e Ministrisë së Brendshme nuk lidhet vetëm me çështjet e rendit, por edhe me marrëdhënien me komunitetet dhe fokusin te besimi i qytetarëve.

Demo theksoi se procesi i integrimit të pushtetit vendor në Ministrinë e Brendshme do të sjellë një dimension të ri në punën e institucionit.

“Ministria e Brendshme nuk është thjesht ministria e rendit, por ka të bëjë shumë me marrëdhënien që ne kemi me komunitetet në tërësi. Ky proces ka në fokus besimin e qytetarëve”, u shpreh Demo.

Sipas tij, drejtimi i Ministrisë së Brendshme përbën një përgjegjësi të rëndësishme dhe një rol me ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e qeverisjes.

Marrë nga ATSH

Enkas! Telenovela japoneze “Vivant” ka hedhur baltë ndaj Kinës!

Me aktorë të njohur, kosto të lartë dhe mbështetje nga kryeministrja japonez, telenovela japoneze “Vivant”, sezoni i dytë, e transmetuar…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Enkas! Telenovela japoneze “Vivant” ka hedhur baltë ndaj Kinës!

Me aktorë të njohur, kosto të lartë dhe mbështetje nga kryeministrja japonez, telenovela japoneze “Vivant”, sezoni i dytë, e transmetuar…