Ibrahimaj: Vijojmë me subvencionet për transportin publik, jo rikthimit të Bordit të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndjek situatën e çmimeve të naftës, ndërsa përjashtoi ndërhyrjet afatgjata përmes mekanizmave si Bordi i Transparencës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndjek situatën e çmimeve të naftës, ndërsa përjashtoi ndërhyrjet afatgjata përmes mekanizmave si Bordi i Transparencës.

Duke iu përgjigjur interesimit për rritjen e çmimit të naftës dhe mundësinë e rikthimit të Bordit të Transparencës, Ibrahimaj tha se qeveria ka vendosur të vijojë politikën e mbështetjes për çmimin e naftës për periudhën e pambuluar.

“Kemi marrë një vendim së bashku me Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim dhe në bashkëbisedim me Shoqatën e Transportuesve, për të vazhduar politikën e mbështetjes dhe institucionalizimit të një vlere të çmimit të naftës për periudhën e pambuluar. Kemi marrë këtë vendim duke qenë se synojmë që të mos kemi kosto shtesë për qytetarët të cilët përdorin transportin publik, që kryesisht janë qytetarë të cilët kanë edhe të ardhura më të ulëta”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se do të ndërtohet një pasqyrë javore e çmimeve të konsumit.

“Ne do të ndërtojmë një pasqyrë të çmimeve të konsumit, e cila do të publikohet në bazë javore dhe do të publikohen për disa furnitorë, me qëllim që të nxisim konkurrencën dhe gjithashtu të japim një informacion më të qartë për qytetarët, për sa i përket se ku çmimet janë më të lira dhe ku ata mund të drejtohen për çmime më të lira”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas ministres, në shportën e konsumit, ushqimet kanë një peshë të konsiderueshme, që është diku tek 38%, në varësi të viteve shkon nga 38–39% e shportës së konsumit.

Sipas saj, karburanti ka një peshë, e cila është më pak se 3% e shportës së konsumit.

Sa i përket mundësisë së rikthimit të Bordit të Transparencës, ministrja argumentoi se ky mekanizëm ishte konceptuar si një ndërhyrje afatshkurtër për të shmangur spekulimet në treg.

“Ndaj, duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme duket sikur do të zgjasë, Bordi i Transparencës është një mekanizëm i cili është krijuar për një periudhë afatshkurtër, për të ndërhyrë në treg me qëllim që të mos lejohen spekulimet në treg. Ndërkohë që, për periudha afatgjata, kur, siç shohim, konflikti nuk duket sikur do të mbarojë shpejt…Është një çështje e qëndrueshme dhe, në bashkëpunim dhe konsultim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ata na kanë këshilluar që ndërhyrje të tilla duhet të jenë të përkohshme dhe nuk mund të jenë të përhershme”, tha Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se qeveria do të vijojë të kujdeset për kategoritë e qytetarëve që kanë më pak mundësi për të përballuar rritjen e çmimeve, përmes masave të drejtpërdrejta mbështetëse.

“Sigurisht që kujdesin ndaj xhepave të qytetarëve dhe ndaj atyre kategorive të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë rritjen e çmimeve, ne e kemi të shtuar. Do të merremi me ushqimet, do të subvencionojmë transportin, me qëllim që kostot e tyre të mos rriten”, deklaroi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…