Rreth 2,4 miliardë euro të ardhura nga turistët në 6-mujorin e parë

Të ardhurat nga shpenzimet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur një rekord të ri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke kapur vlerën 2,38 miliardë euro, sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë.


Të ardhurat nga shpenzimet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur një rekord të ri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke kapur vlerën 2,38 miliardë euro, sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Shifra përfaqëson nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për gjashtëmujorin e parë të vitit dhe konfirmon peshën në rritje të turizmit në ekonominë shqiptare. Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, shpenzimet e vizitorëve të huaj u rritën me 13,4%.

Rritja e të ardhurave ka qenë më e shpejtë se rritja e numrit të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke treguar një rritje edhe të shpenzimit mesatar për vizitor.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT, një shtetas i huaj ka shpenzuar mesatarisht rreth 470 euro në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, nga rreth 440 euro një vit më parë.

Në total, në vend hynë gati 5,1 milionë shtetas të huaj gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 6,2% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ndërkohë, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit arritën në rreth 1,4 miliardë euro, duke u rritur me 9,5% në terma vjetorë.

Diferenca mes parave të shpenzuara nga turistët e huaj në Shqipëri dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit rezultoi në 957 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit. Ky është niveli më i lartë i regjistruar për këtë periudhë, duke e afruar bilancin pozitiv të udhëtimeve pranë kufirit të 1 miliard eurove.

Bilanci pozitiv i udhëtimeve është një komponent i rëndësishëm i sektorit të shërbimeve dhe kontribuon në hyrjen e valutës në ekonomi. Shqipëria regjistron bilanc pozitiv në këtë zë që prej vitit 2015, ndërsa diferenca ka ardhur duke u zgjeruar ndër vite.

Të dhënat e gjashtëmujorit të parë tregojnë kështu se ndikimi ekonomik i turizmit nuk po matet vetëm me numrin e vizitorëve, por gjithnjë e më shumë edhe me vlerën e shpenzimeve që ata kryejnë gjatë qëndrimit në vend.

Rritja dyshifrore e të ardhurave nga turistët e huaj, në një kohë kur numri i hyrjeve u rrit me 6,2%, sinjalizon një performancë më të fortë të turizmit në gjenerimin e të ardhurave për ekonominë shqiptare.

Lexo më shumë nga

Koçiu: Garantojmë sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike e private

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari dhe do të mbetet gjithmonë…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Garantojmë sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike e private

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se protesta është një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari dhe do të mbetet gjithmonë…