Festa e Kulmakut, mijëra besimtarë bektashinj i bashkohen pelegrinazhit në malin e Tomorit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo festë, e kthyer tashmë në një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të zonës.


Mali i Tomorit mirëpret këtë javë mijëra besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët i bashkohen festimeve tradicionale të Festës së Kulmakut.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo festë, e kthyer tashmë në një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të zonës.

“Mali i Tomorit, këtë javë mirëpret besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga Shqipëria e gjithë bota për t’iu bashkuar një prej traditave më të bukura shpirtërore e kulturore të zonës, Festës së Kulmakut”, tha Rama.

Festa e Kulmakut zhvillohet në lartësitë e malit të Tomorit, duke sjellë së bashku besimtarë, pelegrinë dhe vizitorë të shumtë.

Për besimtarët bektashinj, kjo festë përfaqëson një moment të veçantë lutjeje, reflektimi dhe bashkimi shpirtëror. Krahas dimensionit fetar, aktivitetet në malin e Tomorit përcjellin edhe tradita të hershme kulturore e komunitare, duke e kthyer këtë periudhë në një moment të rëndësishëm për trashëgiminë shpirtërore të zonës.

Festa e Kulmakut mbetet një prej traditave të trashëguara ndër breza që e vendos malin e Tomorit në qendër të vëmendjes si një prej vendeve më të rëndësishme të pelegrinazhit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…