Fermerët e Sulzotajt aplikojnë luftën biologjike për prodhim më cilësor

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural solli si shembull fermerët Ylli Kiçi dhe Saimir Parraqi në Sulzotaj, të cilët kultivojnë speca në sera, duke zbatuar praktika të mira bujqësore dhe metoda të luftës biologjike për mbrojtjen e kulturave.


Lufta biologjike për mbrojtjen e bimëve po gjen gjithnjë e më shumë zbatim në fermat shqiptare, si një praktikë që synon rritjen e cilësisë së prodhimit, rendimentit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural solli si shembull fermerët Ylli Kiçi dhe Saimir Parraqi në Sulzotaj, të cilët kultivojnë speca në sera, duke zbatuar praktika të mira bujqësore dhe metoda të luftës biologjike për mbrojtjen e kulturave.

Ndërkohë, fermeri Ylli Kiçi kultivon edhe 2 hektarë me shalqi të vonë, duke diversifikuar prodhimin dhe shfrytëzuar potencialin e bujqësisë së mbrojtur.

“Ferma model të suksesshme” po shfaqen në zona të ndryshme të vendit, duke pasqyruar, sipas ministrit, drejtimin e ri të bujqësisë shqiptare: prodhim të lartë, cilësi dhe standarde konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Tashmë përdorimi i metodave të mbrojtjes biologjike mbështetet edhe përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi. Në 12 masat e Skemës Kombëtare 2026 është përfshirë Masa 5, “Mbështetje për luftimin biologjik në sera dhe tunele plastike”.

Sipas të dhënave të publikuara nga AZHBR, për këtë masë janë kualifikuar 362 aplikime, duke treguar interesin në rritje të fermerëve për përdorimin e metodave biologjike në mbrojtjen e kulturave dhe për një prodhim më të qëndrueshëm e cilësor.

Mbështetja për luftën biologjike synon të nxisë fermerët të përdorin metoda më të qëndrueshme për kontrollin e dëmtuesve, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe në rritjen e standardeve të prodhimit bujqësor shqiptar.

Burimi ATSH

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.