Trump: Samiti i NATO-s ishte një sukses i jashtëzakonshëm, Irani nuk përbën më të njëjtin kërcënim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti një konferencë zyrtare për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s, ku komentoi zhvillimet lidhur me Iranin, Ukrainën dhe marrëdhëniet me aleatët


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti një konferencë zyrtare për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s, ku komentoi zhvillimet lidhur me Iranin, Ukrainën dhe marrëdhëniet me aleatët, sipas BBC.

Trump e cilësoi samitin si “jashtëzakonisht të suksesshëm”, duke theksuar se mes liderëve të Aleancës mbizotëronin “uniteti” dhe “vullneti i mirë”.

Sipas tij, vendet anëtare e respektojnë sërish SHBA-në, ndërsa shtoi se “dy vite më parë NATO “tallej”, por tani kjo nuk ndodh më”.

“Forcat ajrore të Iranit janë shkatërruar”

Duke folur për Iranin, Trump deklaroi se forcat ajrore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”, ndërsa pretendoi se kapacitetet luftarake të vendit, janë dobësuar ndjeshëm.

Ai tha gjithashtu se udhëheqësit iranianë janë eliminuar dhe shtoi se edhe drejtuesit e rinj mund të kenë të njëjtin fat.

“Jam objektivi numër një i Iranit”

Trump e cilësoi operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit si një “sukses të jashtëzakonshëm”, duke argumentuar se ai ka penguar Teheranin të sigurojë armë bërthamore.

Ai i përshkroi negociatorët iranianë si “irracionalë” dhe përsëriti kritikat e tij ndaj udhëheqjes së vendit.

“Edhe unë mund të eliminohem, sepse jam objektivi numër një i tyre”, deklaroi Trump.

Ai kujtoi se gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ekipi i Trump bëri të ditur se ishte informuar nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për pretendime lidhur me komplote iraniane për kryerjen e një atentati ndaj tij.

Në atë kohë, autoritetet iraniane nuk reaguan ndaj këtyre pretendimeve.

“SHBA-ja do të marrë materialin bërthamor të Iranit”

Trump u pyet edhe për deklaratat e tij të muajit të kaluar, ku ai e vlerësoi popullin iranian si “të arsyeshëm” dhe “të lehtë për t’u negociuar”, në kontrast me komentet e tij të fundit ndaj udhëheqjes së Iranit.

Ai u përgjigj se, pas zhvillimeve të javëve të fundit, ka ndryshuar vlerësimin për drejtuesit iranianë, të cilët, sipas tij, “nuk po i shërbejnë popullit të tyre”.

Presidenti amerikan deklaroi se nuk beson se do të shpërthejë një luftë e re, në shkallë të gjerë me Iranin dhe se çdo përshkallëzim “do të marrë fund shumë shpejt”.

Trump përsëriti se SHBA-ja “mund” të ndërmarrë një tjetër goditje ndaj Iranit dhe paralajmëroi se kushdo që përpiqet t’i afrohet materialit bërthamor, të fshehur nën tokë “do të shkatërrohej”.

Ai shtoi se, në fund, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta merrnin atë material.

Në përfundim të konferencës, Trump ritheksoi se nuk pret një rifillim të luftës me Iranin.

“Nuk besoj se lufta do të nisë sërish. Ata goditën disa anije dhe ne u kundërpërgjigjëm shumë më fort. Kur ata godasin, ne godasim. Ne u përgjigjemi me të njëjtën gjuhë”, tha presidenti amerikan.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…