Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, Hoxha: Mund të mbahet në 2027-ën, kemi nisur përgatitjet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ishte i pranishëm sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, e cilësoi mbajtjen e samitit të ardhshëm në Tiranë një moment të veçantë për Aleancën edhe për Shqipërinë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ishte i pranishëm sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në Samitin e NATO-s në Ankara, e cilësoi mbajtjen e samitit të ardhshëm në Tiranë një moment të veçantë për Aleancën edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për Top Channel, Hoxha theksoi se “erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje”.

“Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe të tjera hibride. Mënyra e shpalljes së mbajtjes së samitit në Tiranë është fryt i një pune të të gjitha institucioneve tona. Është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor për këto vite. Një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla. Është një lajm i paralajmëruar”, theksoi Hoxha.

Ministri Hoxha u shpreh se “aleatët kanë vendosur që për samitin e ardhshëm të vazhdojnë bisedimet për kohën e përshtatshme. Mund të jetë për vitin 2027, por edhe për vitin pasardhës. Gjithsesi, ne do të jemi gati. Kemi nisur përgatitjet dhe synojmë të jemi në nivelin e duhur. Kemi ngritur një task-forcë, e cila ishte edhe në Ankara për të fituar eksperiencë dhe për të qenë sa më të përgatitur”.

Burimi ATSH

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Rama: Moment krenarie, u bë i mundur pas shumë vitesh punë dhe durim

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Rama: Moment krenarie, u bë i mundur pas shumë vitesh punë dhe durim

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një moment krenarie vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që samiti i…