Kumbaro: Së shpejti, investim i ri infrastrukturor në Universitetin e Shkodrës

Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi sot një takim me rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, me të cilën diskutoi mbi projektet dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit të arsimit të lartë.


Së shpejti Universiteti i Shkodrës do të përfitojë nga një projekt i ri infrastrukturor, i cili synon përmirësimin e kushteve për studentët, pedagogët dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi sot një takim me rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, me të cilën diskutoi mbi projektet dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit të arsimit të lartë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se, investimi i rëndësishëm do të përmirësojë kushtet për studentët, pedagogët dhe aktivitetin kërkimor-shkencor, si pjesë e angazhimit të qeverisë për universitete moderne, me standarde europiane, që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë për të studiuar, kërkuar, inovuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri

Kumbaro gjithashtu vlerësoi rolin e Universitetit të Shkodrës në formimin e brezave të tërë profesionistësh dhe kontributin e tij në kërkimin shkencor dhe zhvillimin rajonal.

“Universiteti i Shkodrës ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formimin e brezave të tërë profesionistësh, duke qenë një qendër e rëndësishme e dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit rajonal”, u shpreh ministrja.

Ajo theksoi se universiteti do të vijojë të ketë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit në rrugën e zhvillimit, në vazhdimësi të punës së nisur me shumë përkushtim nga profesor Tonin Gjuraj për modernizimin dhe fuqizimin e universitetit.

Burimi ATSH

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…