Nis digjitalizimi i hartave kadastrale në Fier, përfshihen 137 zona kadastrale

Në Fier ka nisur procesi i digjitalizimit të hartave kadastrale, një ndër projektet që synon modernizimin e sistemit kadastral dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.


Në Fier ka nisur procesi i digjitalizimit të hartave kadastrale, një ndër projektet që synon modernizimin e sistemit kadastral dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Sipas njoftimit të Kadastrës Shqiptare, në total, 137 zona kadastrale do t’i nënshtrohen këtij procesi, sipas një kalendari të përcaktuar pune. Digjitalizimi përfshin inventarizimin e të gjitha planshetave fizike, skanimin e tyre, gjeoreferimin e materialeve hartografike, si dhe integrimin e të dhënave në sistemin digjital.

Kadastra njofton se “ky proces do të mundësojë akses më të shpejtë dhe më efikas në informacionin kadastral, duke lehtësuar trajtimin e shërbimeve dhe administrimin e pasurive të paluajtshme”.

“Gjatë zhvillimit të punimeve, sipas zonave kadastrale përkatëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme deri në 21 ditë për shërbimet që kërkojnë ndërhyrje në hartën kadastrale. Ndërkohë, aplikimet e tjera do të vijojnë të trajtohen normalisht”, thuhet në njoftim.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha aplikimet e depozituara gjatë kësaj periudhe, për të cilat nevojiten veprime në hartë, do të shqyrtohen dhe trajtohen menjëherë pas përfundimit të procesit të digjitalizimit në zonën përkatëse kadastrale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…