Gonxhja: FIP Platinum Albania e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi FIP Platinum Albania një sukses të jashtëzakonshëm sportiv dhe organizativ, duke theksuar se turneu e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi FIP Platinum Albania një sukses të jashtëzakonshëm sportiv dhe organizativ, duke theksuar se turneu e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit.

Në një reagim pas përfundimit të turneut, Gonxhja vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të publikut dhe nivelin e garës, që kulmoi me finalet e zhvilluara në sheshin “Skënderbej”.

“Një maratonë ndeshjesh që nisi më 26 maj, kulmoi mbrëmë në sheshin “Skënderbej” me finalet e mëdha të FIP Platinum Albania, duke mbyllur një javë të paharrueshme jo vetëm për padelin, por për të gjithë sportin në tërësi”, u shpreh ministri.

Sipas tij, gjatë pesë ditëve të aktivitetit, rreth 20 mijë spektatorë ndoqën nga afër emocionet e garave, ku morën pjesë 150 sportistë nga vende të ndryshme të botës dhe disa prej emrave më të njohur të renditjes ndërkombëtare.

Në kategorinë e meshkujve, titulli u fitua nga Franco Stupaczuk dhe Mike Yanguas, të cilët mposhtën në finale David Gala dhe Enzo Jensen, ndërsa te femrat triumfuan Marina Guinart dhe Veronica Virseda ndaj Ale Salazar dhe Ale Alonso.

Gonxhja theksoi se organizimi i këtij eventi dëshmoi kapacitetet e Shqipërisë për të pritur gara të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

“Tirana u shndërrua në një skenë të denjë për sportin elitar, duke dëshmuar se Shqipëria ka kapacitetet, energjinë dhe vizionin për të organizuar me sukses ngjarje sportive të nivelit më të lartë ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Ministri nënvizoi se turneu pati ndikim të rëndësishëm edhe në promovimin e vendit si destinacion turistik dhe sportiv.

“Ky turne ishte shumë më tepër se një garë sportive; ishte një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, për forcimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik e sportiv dhe për të afruar mijëra të rinj me vlerat që përcjell sporti”, tha Gonxhja.

Duke vlerësuar mbështetjen institucionale për realizimin e aktivitetit, ai u shpreh se organizimi i FIP Platinum Albania përbën një moment të rëndësishëm për sportin shqiptar.

“Jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar që gjatë mandatit tim si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, falë mbështetjes së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë shqiptare, arritëm të organizonim një aktivitet të këtyre përmasave, që e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit dhe që do të mbetet një moment i rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar”, deklaroi ministri.

Në përfundim, Gonxhja shprehu mirënjohje për të gjithë organizatorët dhe partnerët që kontribuuan në suksesin e turneut.

“Faleminderit FIP, Federatës Shqiptare të Padelit dhe çdo mbështetësi e bashkëpunëtori”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…