Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të “Albanian Digital Solutions” (ADS), një strukturë e re publike që synon të mbështesë modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të “Albanian Digital Solutions” (ADS), një strukturë e re publike që synon të mbështesë modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj vlerësoi progresin e Shqipërisë në transformimin digjital të administratës publike, duke theksuar se vendi ka ndërtuar në pak vite një nga modelet më të avancuara të qeverisjes elektronike jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ibrahimaj nënvizoi se portali e-Albania ofron aktualisht 1278 shërbime dhe numëron 3,4 milionë përdorues, ndërsa gjatë viteve janë marrë 58 milionë shërbime publike elektronike dhe janë gjeneruar 48 milionë dokumente elektronike. Vetëm gjatë vitit 2025 janë marrë 17 milionë shërbime publike, me një mesatare mujore prej 1,45 milionë shërbimesh.

Ministrja bëri të ditur se infrastruktura shtetërore digjitale përfshin 72 sisteme që ndërveprojnë në kohë reale, 70 databaza të integruara përmes sistemit kombëtar të ndërveprimit, si dhe rrjetin GovNet, i cili ndërlidh 140 institucione në nivel qendror dhe qindra institucione në nivel lokal.

Gjithashtu, ajo theksoi se mbi 50 mijë individë dhe 118 mijë biznese operojnë aktualisht përmes nënshkrimit elektronik, duke përfituar shërbime në kohë reale.

Sipas ministres Ibrahimaj, digjitalizimi dhe ndërveprueshmëria e plotë e shërbimeve publike kanë kursyer rreth 600 miliardë lekë për qytetarët dhe bizneset, duke reduktuar kostot financiare, kohën e pritjes dhe procedurat administrative.

Ibrahimaj theksoi se transformimi digjital ka sjellë jo vetëm rritje të eficiencës së administratës publike, por edhe më shumë transparencë dhe reduktim të korrupsionit, përmes automatizimit të proceseve dhe minimizimit të kontakteve fizike me administratën.

“Sa më pak kontakte fizike me sportelin dhe sa më shumë procese të automatizuara e të gjurmueshme elektronikisht, aq më i ulët bëhet rreziku për ndërhyrje arbitrare, vonesa të pajustifikuara dhe praktika abuzive”, u shpreh ministrja.

Duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare, ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital dhe ofrimin e shërbimeve publike elektronike, ndërsa sipas raportit të Komisionit Europian “eGovernment Benchmark”, Shqipëria renditet e 8-ta në Europë për shërbimet publike digjitale dhe e 19-ta në botë.

Në vijim, ministrja theksoi se zhvillimet e shpejta teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, automatizimin, cloud computing, analizën e të dhënave dhe sigurinë kibernetike, kërkojnë struktura më fleksibël dhe më të specializuara për administratën publike.

Ibrahimaj theskoi se, krijimi i ADS-së përfaqëson një fazë të re të zhvillimit të shtetit digjital shqiptar, ku AKSHI do të fokusohet në rolin strategjik, rregullator dhe monitorues të standardeve, ndërsa ADS do të shërbejë si instrument operacional për zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të administratës publike.

“ADS synon që Shqipëria jo vetëm të ndërtojë zgjidhje teknologjike për administratën publike, por edhe t’i eksportojë ato në tregje të tjera, duke krijuar potencial të ri ekonomik dhe duke zhvilluar industrinë vendase të teknologjisë”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ndaloi edhe te projektet që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, veçanërisht në sistemin e prokurimeve publike, ku inteligjenca artificiale do të mbështesë hartimin e termave të referencës, përllogaritjen e fondit limit, kontrollin e dokumentacionit dhe monitorimin në kohë reale të procedurave të tenderimit.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me inteligjencë artificiale dhe pse jo të eksportojë këtë sistem në të gjithë vendet e botës”, u shpreh Ibrahimaj.

Në vijim, ajo prezantoi edhe nismën “Innovation for Albania”, e cila synon të lidhë administratën publike me startup-et, universitetet dhe sektorin privat për zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe teknologjike.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi gjithashtu zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka regjistruar rritjen e katërt më të lartë të ekosistemit të startup-eve në Europë dhe është ngjitur me tetë vende në renditjen globale “StartupBlink” për vitin 2026.

Sipas saj, vlera e ekosistemit shqiptar të startup-eve ka arritur në 606 milionë dollarë, ndërsa vizioni i qeverisë është që Shqipëria të shndërrohet në një qendër rajonale të inovacionit dhe teknologjisë, duke forcuar zhvillimin e zgjidhjeve GovTech dhe eksportin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Marrë nga ATSH

Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se nga 1 qershori nis puna për strategjinë e re Kombëtare të Arsimit…