Peleshi: Shqipëria, rol në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në Forumin e Sigurisë “Partneriteti SHBA-Europë dhe Roli i Padiskutueshëm i NATO-s”


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë në Forumin e Sigurisë “Partneriteti SHBA-Europë dhe Roli i Padiskutueshëm i NATO-s”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, ish-parlamentarëve dhe personaliteteve nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Europian, parlamentet e vendeve anëtare, Dhoma e Komunëve e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet e rajonit.

Në fokus të diskutimeve ishin sfidat e sigurisë globale, forcimi i partneritetit transatlantik dhe roli i NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Peleshi theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik, në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kontributin si aleate e denjë e NATO-s dhe në angazhimin për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit theksoi po ashtu se mikpritja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, i pari i organizuar në Ballkanin Perëndimor, u vlerësua si një moment historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit në rritje të vendit tonë në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

AIDA: Mbi 29 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri, 66% janë aktive

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon se 29 339 kompani me kapital 100% të huaj ose të përbashkët…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AIDA: Mbi 29 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri, 66% janë aktive

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon se 29 339 kompani me kapital 100% të huaj ose të përbashkët…