
Deklarata e përbashkët Kinë-Rusi promovon multipolarizimin botëror dhe llojin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare
Gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Pekin, Kina dhe Rusia publikuan të mërkurën një deklaratë të përbashkët, duke promovuar multipolarizimin botëror dhe llojin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Pekin, Kina dhe Rusia publikuan të mërkurën një deklaratë të përbashkët, duke promovuar multipolarizimin botëror dhe llojin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, të dyja palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë parimet të mëposhtme për multipolarizimin e barabartë dhe të rregullt të botës dhe ndërtimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përfshirë një sistem qeverisjeje globale më të drejtë dhe të arsyeshme:
(I) Këmbëngulje në hapje, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me përfitime të ndërsjella
Duhet të respektohen sovraniteti, tërësia territoriale dhe veçantia e të gjitha vendeve, si dhe rrugët dhe modelet e zhvillimit të zgjedhura në mënyrë të pavarur nga secili shtet sovran. Duhet të bëhen përpjekje për të kapërcyer ndarjet dhe për të eliminuar barrierat transnacionale në të gjitha fushat. Demokratizimi i marrëdhënieve politike ndërkombëtare dhe ndërtimi i një ekonomie botërore më të hapur, janë në përputhje me interesat themelore të të gjitha vendeve. Mjetet unilaterale për të zgjidhur problemet e përbashkëta, si dhe çdo formë hegjemonizmi dhe politike me forcë janë të papranueshme.
(II) Këmbëngulje në të drejtat e barabarta dhe të pandarshme të sigurisë
Të gjitha shtetet sovrane kanë të drejta të barabarta në mbrojtjen e sigurisë së tyre. Duhet të merren në konsideratë serioze shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha vendeve, duhet të forcohet koordinimi mbi çështjet e sigurisë, duke bojkotuar kundërvëniet në grupe, zgjerimin e aleancave ushtarake dhe luftërat me agjentë, si dhe duhet të mbështetet një arkitekturë e re globale dhe rajonale e sigurisë, e ekuilibruar efektive dhe e qëndrueshme. Dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe konsultimeve, duke eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit. Shtetet sovrane nuk duhet të detyrohen të braktisin neutralitetin.
(III) Këmbëngulje në demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përsosjen e sistemit të qeverisjes globale
Të gjitha vendet dhe blloqet e vendeve, janë të lira të zgjedhin partnerët dhe modelet e tyre të bashkëpunimit ndërkombëtar. Hegjemonizmi është i papranueshëm dhe duhet të kundërshtohet. Asnjë vend ose bllok vendesh nuk duhet të mbizotërojë çështjet ndërkombëtare, të dominojë fatin e vendeve të tjera ose të monopolizojë epërsitë e zhvillimit. Qeverisja globale duhet t’u përmbahet barazisë sovrane, respektimit të drejtësisë ndërkombëtare, praktikimit të multilateralizmit, vënies së njeriut në qendër dhe orientimit drejt veprimit. Këmbëngulja në multilateralizëm është mënyra kryesore për të zgjidhur problemet komplekse globale dhe roli i tij duhet të forcohet për të parandaluar dobësimin e autoritetit të Kombeve të Bashkuara. Reformat e Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera shumëpalëshe duhet të rrisin vazhdimisht përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim. Karta e Kombeve të Bashkuara është norma themelore e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe duhet të respektohet plotësisht. Fuqitë e mëdha duhet të marrin me seriozitet përgjegjësitë dhe misionet e tyre të veçanta, të forcojnë vetëpërmbajtjen dhe të përmbahen nga abuzimi i forcave të tyre.
(IV) Këmbëngulje në mbrojtjen e shumëllojshmërisë së qytetërimeve dhe të vlerave botërore
Të gjitha qytetërimet njerëzore janë të barabarta dhe kanë vlerë unike, nuk ka superioritet as inferioritet. Të gjitha vendet duhet të mbështesin një perspektivë qytetërimi të bazuar në barazi, të mësuarit e ndërsjellë dhe dialog, duke rritur respektin, mirëkuptimin, besimin dhe shkëmbimin midis kombeve dhe qytetërimeve të ndryshme, duke promovuar mirënjohjen dhe afrimin e ndërsjellë midis popujve të të gjitha vendeve dhe duke mbrojtur shumëllojshmërinë kulturore dhe qytetërimin. Duhet të kundërshtohet fort ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut dhe politizimi e instrumentalizimi i çështjeve të të drejtave të njeriut. Të gjitha vendet duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm për dialog dhe shkëmbime fetare.
Përveç deklaratës, u nënshkruan edhe mbi 40 marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve gjatë vizitës së Putinit në Kinë.
Burimi CGTN


















