Gran Premio di Bari forcon bashkëpunimin Shqipëri–Itali në fushën e automjeteve historike

Në ditën finale të aktivitetit, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe drejtues të Old Cars Club Bari, vlerësuan kontributin e ndërsjellë në promovimin e eventeve motorsportive dhe automjeteve historike.

Edicioni i radhës i Gran Premio di Bari që u zhvillua nga data 23-26 prill, u përmbyll me një atmosferë pozitive dhe mesazhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe organizatorëve të pasionuar pas botës automotive.

Në ditën finale të aktivitetit, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe drejtues të Old Cars Club Bari, vlerësuan kontributin e ndërsjellë në promovimin e eventeve motorsportive dhe automjeteve historike.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Bashkisë së Barit, ku përfaqësuesit e DPSHTRR u vlerësuan për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive ndër vite në këtë event, që tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme për dashamirësit e mjeteve klasike.

Pjesëmarrja shqiptare në këtë aktivitet me automjetet Retro, shihet si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke nxitur shkëmbimin e përvojave, ideve dhe kulturave në fushën e trashëgimisë automotive.

Përfaqësuesit theksuan se bashkëpunimi do të vijojë të thellohet edhe në të ardhmen, me synimin për të promovuar më tej vlerat historike dhe turistike që mbartin mjetet retro.

Gran Premio di Bari mbetet një nga aktivitetet më të veçanta në Itali për ekspozimin e automjeteve me vlerë historike, duke tërhequr çdo vit pjesëmarrës dhe vizitorë nga vende të ndryshme.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo pret ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia