Lamallari: Monitorim i shkeljeve rrugore me dronë dhe mjete inteligjente

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugore, do të kryhet përmes përdorimit të dronëve dhe mjeteve inteligjente.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugore, do të kryhet përmes përdorimit të dronëve dhe mjeteve inteligjente.

Ai theksoi se kjo do të sigurojë zbatim e rregullave të qarkullimit rrugor, edhe kur pranë nuk janë patrullat policore.

“Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjia është aty me dronë e mjete inteligjente që ndjekin çdo shkelje, në çdo aks, në çdo moment”, vuri në dukje ai.

“Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëton dot askush që shkel pedalin e gazit përtej normave, ata që janë në timon nën efektin e alkoolit, të tjerë që përdorin edhe celularin apo ata që parkojnë vend e pavend”, theksoi ministri.

Pak ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren.

“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”, tha ai.

Gjithashtu, Hita kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Marrë nga ATSH

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës