Hapet në Shkodër ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène Pittard

Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh para publikut shkodran një koleksion me foto të marra nga akademiku zviceran dhe miku i madh i Shqipërisë Eugène Pittard në vitet 1921 dhe 1924 gjatë udhëtimeve rreth vendit


Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh para publikut shkodran një koleksion me foto të marra nga akademiku zviceran dhe miku i madh i Shqipërisë Eugène Pittard në vitet 1921 dhe 1924 gjatë udhëtimeve rreth vendit.

Ekspozita ‘Shqipëria 1921 – Eugène Pittard’ u hap për publikun në Shkodër, në qytetin nga ku akademiku zviceran nisi njohjen e tij me Shqipërinë në udhëtimin e parë në 1910.

“Unë jam krenare që prezantoj këtë ekspozitë dhe krenare që një bashkëqytetar zviceran kontribuoi kaq thellësisht për mirëkuptimin, dukshmërinë dhe dinjitetin e Shqipërisë në një moment kur vëmendja ndërkombëtare kishte vërtet rëndësi”, tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber në hapje.

“Vepra e Eugène Pittard pasqyron vlerat që vazhdojmë të ndajmë edhe sot, hapjen, lidhjen njerëzore dhe dialogun kulturor.

Ndërsa Zvicra vazhdon të jetë një partnere e ngushtë e Shqipërisë, trashëgimia e Pittard shërben ende si frymëzim për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”, shtoi Ambasadorja Huber.

Ekspozita ofron materiale te printuara me foto të rralla dhe të papublikuara më parë, si dhe përmbajtje digjitale përmes animimeve, slide-ve dhe Virtual Reality (VR).

Kjo e bën ekspozitën tërheqëse për grupmosha të ndryshme duke mundësuar njohjen me një pjesë të trashëgimisë historike të Shqipërisë për të gjithë brezat.

Ajo do të qëndrojë e hapur në sheshin para Bashkisë Shkodër deri më 7 maj.

“Shpresoj që puna fotografike e Pittard të frymëzojë edhe sot fotografë dhe artistë që të dokumentojnë edhe sot vendin tonë përmes fotografisë, ashtu si bëri ai para më shumë se 100 viteve”, tha kuratori i ekspozitës Elton Koritari.

Eugène Pittard ishte një kontribues i madh për Shqipërinë. Ai u bë këshilltar i Presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe loboi fuqishëm për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë deri në pranimin në Lidhjen e Kombeve në 1920.

Broshura e tij më e famshme ‘Pour L’Albanie’ e botuar në të përditshmen e Gjenevës ‘La Suisse’ paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, ofron argumente dhe bën thirrje për njohjen e Shqipërisë.

Pittard është gjithashtu themeluesi i Kryqit të Kuq Shqiptar. Fotot e tij tregojnë një pamje të jashtëzakonshme të vendit dhe njerëzve në vitet 1921 dhe 1924.

Ndryshe nga fotografët e tjerë të asaj periudhe, Pittard u përqendrua në jetën e banorëve të thjeshtë të vendit. Koleksioni i fotove që tashmë kanë udhëtuar dhe janë rikthyer nga Gjeneva për në Shqipëri, ofron një dokument vizual të shtetit të sapo-formuar shqiptar si dhe shërbejnë për të përforcuar një sens të identitetit dhe të memories kolektive.

Ekspozita do të vijojë në Durrës dhe Korçë deri në qershor 2026 si pjesë e fushatës për njohjen e figurës dhe kontributit të Eugène Pittard për Shqipërinë.

Burimi ATSH

Gonxhja: Rritje e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët e mundjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Rritje e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët e mundjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç…