
Shkolla “Kolë Idromeno”në Shkodër laboratorë e terrene sportive të reja për 400 nxënës
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet e fundit që kryhen për rikonstruksionin e kësaj shkolle.

Në shkollën e Mesme “Kolë Idromeno” në Shkodër vijon puna për rikonstruksionin e plotë të saj për të ofruar kushte të përmirësuara mësimore për mësuesit dhe nxënësit.
Ky rikonstruksion po mundësohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet e fundit që kryhen për rikonstruksionin e kësaj shkolle.
Rama tha se “me rilindjen e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, mbi 400 gjimnazistë do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, laboratorë e terrene sportive sipas standardeve europiane”.
Kjo shkollë mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno. Rikonstruksioni me një investim prej 133 milionë lekësh synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.
Burimi ATSH


















