Vezët e kuqe të Pashkës ortodokse, Rama ndan foton familjare

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë nesër festën e Pashkës, ku vezët e kuqe janë një simbol kryesor i kësaj feste.


Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë nesër festën e Pashkës, ku vezët e kuqe janë një simbol kryesor i kësaj feste.

Në prag të kësaj feste kryesore të kalendarit fetar ortodoks, Kryeministri Edi Rama ndau foto prej një familjeje të besimit ortodoks ku vezët e kuqe të Pashkës simbolizojnë ditën e shënuar.

Të krishterët në festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarët ortodoksë mbrëmë përkujtuan të Premten e Madhe, duke marrë pjesë në procesionin e Epitafit të shenjtë, një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe për besimtarët e krishterë ortodoksë.

Besimtarët ndezën qirinj dhe u bashkuan në lutje, duke përkujtuar me përkushtim ngjarjet e Pasionit të Krishtit.

Kjo ngjarje përbën një nga kulmet e përgatitjeve shpirtërore të besimtarëve ortodoksë për festën e Pashkës, e cila shënon ringjalljen e Krishtit dhe një moment të rëndësishëm në kalendarin liturgjik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Synimi ynë i qartë, të rrisim aksesin e qytetarëve në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me ofruesit e shërbimeve të Ndihmës Juridike Falas, Shërbimit të Provës dhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Synimi ynë i qartë, të rrisim aksesin e qytetarëve në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me ofruesit e shërbimeve të Ndihmës Juridike Falas, Shërbimit të Provës dhe…