Rama: Shqipëria sot ka më pak korrupsion se kurrë më parë, rritja ekonomike e provon këtë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi ekonomik dhe institucional, ku rritja e të ardhurave, formalizimi i ekonomisë dhe lufta ndaj korrupsionit kanë sjellë, sipas tij, rezultate konkrete në disa fusha.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi ekonomik dhe institucional, ku rritja e të ardhurave, formalizimi i ekonomisë dhe lufta ndaj korrupsionit kanë sjellë, sipas tij, rezultate konkrete në disa fusha.

Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët në Berat, kryeministri Rama u ndal te debati për korrupsionin në vend, ku theksoi se Shqipëria ndodhet në një situatë më të favorshme në raport me luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve.

“Shqipëria nuk ka pasur kurrë si sot një pozicion më të qartë kundër korrupsionit dhe sot ka më pak korrupsion se ndonjëherë tjetër. Këto janë fakte, nuk janë fjalë”, deklaroi ai.

Rama shtoi se korrupsioni, nuk mund të bashkëjetojë me rritje të të ardhurave dhe përmirësim të treguesve ekonomikë.

“Se nuk mund të ketë më shumë korrupsion dhe të ketë më shumë ekonomi, nuk mund të ketë më shumë korrupsion dhe të ketë më shumë të ardhura në arkën e shtetit, sepse korrupsioni jeton me atë që i merr shtetit”, tha Kryeministri.

Ai vijoi duke argumentuar se rritja e eficiencës në prokurimet publike dhe shërbimet digjitale janë tregues të kësaj tendence.

“Nuk mund të ketë më shumë korrupsion në tendera dhe të ketë më shumë kursime nga tenderat. Nuk mund të ketë më shumë korrupsion në tendera dhe të ketë më shumë fitues. Si ka më shumë korrupsion dhe paga më të larta?! Si ka më shumë korrupsion dhe më shumë të ardhura nga taksat?! Si paska kaq shumë korrupsion kur mbi 1 mijë shërbime merren nga telefoni pa takuar njeri dhe pa i kërkuar njeri asgjë?!”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…