Salla: Modelet e bashkëpunimit në bujqësi do të shtrihen në të 61 bashkitë, rritet vlera e prodhimit deri në 30%

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se qeveria po punon për krijimin dhe shtrirjen në të gjithë vendin të modeleve të bashkëpunimit mes fermerëve dhe agropërpunuesve, me qëllim rritjen e prodhimit, të ardhurave dhe konkurrueshmërisë në treg.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se qeveria po punon për krijimin dhe shtrirjen në të gjithë vendin të modeleve të bashkëpunimit mes fermerëve dhe agropërpunuesve, me qëllim rritjen e prodhimit, të ardhurave dhe konkurrueshmërisë në treg.

Gjatë një ndalese në Berat, në një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, Salla theksoi se modeli i krijuar me 74 fermerë dhe përpunues në këtë zonë përbën një shembull konkret suksesi.

Sipas tij, ky model bashkëpunimi, i ngritur në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, synon të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë dhe në të gjitha bashkitë e vendit, duke përfshirë edhe modele të ngjashme si ai i zhvilluar në Dibër për fruta-perimet.

Ministri bëri të ditur se janë hedhur bazat ligjore dhe janë lidhur kontratat e para me kompani vendase, duke krijuar një strukturë funksionale që mundëson bashkimin e fermerëve për prodhim dhe tregtim të përbashkët.

“Synimi ynë është të ndërtojmë modele të tilla në të 61 bashkitë e vendit, për të krijuar një ekonomi më të madhe bashkëpunimi dhe rritjeje”, u shpreh Salla.

Ai nënvizoi se përmes këtij bashkëpunimi dhe përpunimit në vend, vlera e produkteve bujqësore mund të rritet me 25% deri në 30%, duke sjellë më shumë të ardhura për fermerët dhe bizneset.

Salla u shpreh gjithashtu rëndësinë e mbështetjes financiare në sektorin e agropërpunimit, duke bërë të ditur se janë në dispozicion rreth 50 milionë euro për investime, përmes skemave kombëtare dhe programeve si IPARD.

Ministri vuri në dukje se bujqësia mbetet një sektor kyç për ekonominë, duke përfaqësuar rreth 35% të punësimit në vend.

Ai shtoi se paga mesatare në këtë sektor ka pësuar rritje, nga rreth 40 mijë lekë në vitin 2024, në mbi 50 mijë lekë në vitin 2026.

Sipas tij, qeveria do të vijojë mbështetjen për fermerët, si përmes fondeve direkte, ashtu edhe përmes investimeve në infrastrukturë, veçanërisht në sistemet e ujitjes dhe kullimit.

Salla u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen në struktura bashkëpunimi për të rritur kapacitetet prodhuese dhe për të përfituar më shumë nga mundësitë që ofron tregu vendas dhe ai ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Kos: Sot një “super e martë”, Shqipëria mbyll kapitujt e parë të negociatave

Në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE sot pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të negociatave: “Kërkimi Shkencor”, “Arsimi dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kos: Sot një “super e martë”, Shqipëria mbyll kapitujt e parë të negociatave

Në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE sot pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të negociatave: “Kërkimi Shkencor”, “Arsimi dhe…