Gogu: Synimi ynë i qartë, të rrisim aksesin e qytetarëve në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me ofruesit e shërbimeve të Ndihmës Juridike Falas, Shërbimit të Provës dhe Përmbarimit Shtetëror për zonat e Durrësit, Kavajës dhe Krujës, ku janë diskutuar arritjet dhe sfidat e sektorit.

Gjatë këtij takimi, ministri theksoi rëndësinë e rolit të tyre në raport me qytetarët.
“Dëgjova për sukseset, sfidat dhe synimet për këtë vit dhe këmbëngula se ata janë kontakti ynë i përditshëm me qytetarët, ndaj përgjegjshmëria duhet të jetë maksimale”, nënvizoi ai.
Sipas tij, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i aksesit në drejtësi mbeten prioritete kryesore.
“Synimi ynë është i qartë: të rrisim aksesin e qytetarëve në drejtësi”, theksoi ministri Gogu.
/Marrë nga ATSH