
Nufi pret gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti në një takim gjeneral brigade Chris McKinney nga U.S. European Command, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti në një takim gjeneral brigade Chris McKinney nga U.S. European Command, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje të sigurisë rajonale, rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, si dhe rëndësinë strategjike të lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Paneuropian.
Në fokus të bisedës ishte edhe progresi i Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve moderne.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e sfidave të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Marrë nga ATSH



















