Prezantohet Plani Kombëtar 2026–2030 për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030, një dokument strategjik që synon të garantojë që romët dhe egjiptianët të gëzojnë të drejta të barabarta, mundësi reale dhe pjesëmarrje të plotë në çdo aspekt të jetës shoqërore.


kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030, një dokument strategjik që synon të garantojë që romët dhe egjiptianët të gëzojnë të drejta të barabarta, mundësi reale dhe pjesëmarrje të plotë në çdo aspekt të jetës shoqërore.

Plani është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës, përfaqësues të institucioneve europiane, ministritë e linjës, shoqërinë civile dhe pushtetin vendor, duke reflektuar një qasje të koordinuar dhe të bazuar në nevoja konkrete.

Ky dokument shënon një hap cilësor përpara, nga hartimi i politikave drejt zbatimit të tyre me rezultate të matshme dhe të financuara. I mbështetur me financim të integruar në buxhet, plani garanton që masat e parashikuara të zbatohen realisht në terren dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së komuniteteve.

Ai ndërtohet mbi një qasje të integruar dhe përcakton prioritete të qarta në fusha kyçe si: sigurimi i aksesit të barabartë në drejtësi dhe regjistrimin civil; përmirësimi i kushteve të strehimit; ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor dhe gjithëpërfshirës; rritja e aksesit në arsim dhe nxitja e dialogut ndërkulturor; si dhe fuqizimi ekonomik përmes punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Një risi e rëndësishme e planit është institucionalizimi i ndërmjetësve komunitarë në shëndetësi, arsim dhe punësim, si një mekanizëm kyç për ndërtimin e besimit, lehtësimin e aksesit në shërbime dhe rritjen e efektivitetit të politikave në nivel vendor. Prioritet mbetet eliminimi i fenomenit të personave të padokumentuar, përmes regjistrimit universal dhe heqjes së barrierave administrative që kanë penguar për vite me radhë aksesin në shërbimet bazë.

Gjithashtu, plani sjell një qasje të re në mbrojtjen sociale, duke kaluar nga modelet pasive drejt politikave aktive të riintegrimit socio-ekonomik, përmes punësimit, aftësimit profesional dhe mbështetjes për vetëpunësim.

Për herë të parë, adresimi i antigjipsizmit trajtohet në mënyrë të strukturuar dhe të integruar në politikat publike, legjislacion dhe programe trajnimi për institucionet, si një hap thelbësor për luftimin e diskriminimit.

Një rol të rëndësishëm në zbatimin e planit do të kenë të 61 bashkitë e vendit, duke siguruar që masat të përkthehen në shërbime konkrete dhe të prekshme për komunitetet në nivel lokal.

Në tërësi, plani synon të lidhë përfshirjen sociale me zhvillimin ekonomik, duke promovuar punësimin formal dhe orientimin drejt sektorëve të qëndrueshëm, përfshirë ekonominë e gjelbër, si një rrugë afatgjatë për fuqizimin dhe integrimin e plotë të komuniteteve rome dhe egjiptiane në shoqëri.

Rama: Fond të veçantë për ata që duan pensione më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Fond të veçantë për ata që duan pensione më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe…