
Ambasadori Malaj, takim me Ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit të Kosovës
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, i shoqëruar nga këshilltari Kastriot Noli, zhvilloi sot, më 8 prill 2026, një takim pune me Ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, i shoqëruar nga këshilltari Kastriot Noli, zhvilloi sot, më 8 prill 2026, një takim pune me Ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë dhe dinamik mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe u dakordësua hartimi i një agjende konkrete aktivitetesh të përbashkëta në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike.
Në vijim, u theksua nevoja për adresimin pa vonesa të barrierave burokratike që hasin bizneset e të dy vendeve në ushtrimin e aktivitetit tregtar, me synim krijimin e një mjedisi sa më lehtësues dhe konkurrues.
Kalimi në një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh, në dritën e ambicies së përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ishte gjithashtu në fokus të takimit.



















