Rijetësimi i kullave, Gonxhja: 523 të dokumentuara deri tani

Programi i rijetësimit të kullave, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, zgjerohet me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës.


Programi i rijetësimit të kullave, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, zgjerohet me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit këto dy institucione do të konsolidojnë një qasje të integruar për adresimin e çështjeve të pronësisë dhe zhvillimin e projekteve të restaurimit, duke forcuar bazat për investime, zhvillim ekonomik lokal dhe rritje të turizmit kulturor.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e kësaj faze të re në Malësinë e Madhe, tha në fjalën e tij se “ky program synon të mbrojë dhe të rijetësojë një nga elementët më përfaqësues të identitetit kulturor në Shqipërinë e Veriut, duke e bërë atë pjesë aktive të jetës së sotme”.

Në të njëjtën kohë, tha Gonxhja, ky program kontribuon në kthimin e kësaj trashëgimie në një aset me vlerë për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale.

Gonxhja vuri në dukje se “programi i rijetësimit të kullave në Shqipërinë e Veriut është aktualisht në një fazë të konsoliduar zhvillimi institucional dhe teknik. Gjatë periudhës 2023–2025, përmes një projekti pilot të zbatuar në bashkëpunim me GIZ Albania, u krijua një model funksional për integrimin e kullave në ofertën turistike. Në këtë fazë u përfshinë 20 kulla, bujtina dhe njësi agroturizmi, u zhvilluan itinerare të strukturuara turistike dhe u forcuan kapacitetet e operatorëve lokalë në shërbime, mikpritje, promovim dhe interpretim të trashëgimisë kulturore”.

Bazuar në rezultatet e kësaj faze, në nëntor 2025, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lansoi Programin Kombëtar për Rijetësimin e Kullave dhe formalizoi bashkëpunimin me GIZ Albania përmes një Memorandumi Mirëkuptimi.

“Aktualisht, puna është e fokusuar në ndërtimin e një baze të plotë të dhënash dhe në përgatitjen e ndërhyrjeve konkrete. Në këtë fazë janë ndërmarrë këto aktivitete kryesore: Inventarizimi i kullave në katër qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës; hartëzimi digjital përmes sistemit GIS; analiza e statusit ligjor dhe e pronësisë; zhvillimi i koncepteve të projekteve të restaurimit në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës; si dhe hartimi i rekomandimeve për funksionalizim në fusha si muzealizimi, etnografia, muzikologjia dhe trashëgimia kulinare. Paralelisht, po përgatitet një program i plotë dhe i integruar i rijetësimit të kullave”, nënvizoi Gonxhja.

Sipas Gonxhes, deri tani janë inventarizuar dhe dokumentuar 523 kulla, duke përfshirë elemente të arkitekturës, etnografisë, trashëgimisë kulinare dhe potencialit turistik, si dhe është ngritur një platformë digjitale GIS që shërben si instrument për planifikim dhe vendimmarrje.

Ministri Gonxhja theksoi se “deri më tani janë zhvilluar 6 seminare sensibilizuese me mbi 300 pjesëmarrës nga komunitetet lokale, janë përfshirë aktivisht 13 bashki dhe është krijuar një lidhje e drejtpërdrejtë me universitetet, ku 39 studentë kanë kontribuar dhe janë realizuar 28 projekte restaurimi. Në këtë proces janë mobilizuar 8 fusha të ndryshme ekspertize, duke garantuar një qasje multidisiplinare”.

Në këtë kuadër, një element i rëndësishëm i programit është ndërthurja e trashëgimisë materiale me atë jomateriale.

“Në aspektin material, fokusi qëndron te kullat si objekte të trashëgimisë, të mbështetura nga projektet e studentëve dhe modelet konkrete të restaurimit. Në aspektin jomaterial, elementë si lahuta, xhubleta dhe oja, të përfshira në listat e UNESCO-s, përbëjnë një pjesë thelbësore të identitetit kulturor që lidhet drejtpërdrejt me këto hapësira. Ky bashkëpunim është shoqëruar edhe me dokumentimin e plotë të kullave përmes teknologjive bashkëkohore, si skanimi me lazer dhe modelimi volumetrik 3D, duke krijuar një bazë të saktë dhe të standardizuar për ndërhyrjet e ardhshme restauruese”, tha Gonxhja.

Ndërkohë, shtoi ministri Gonxhja, po zhvillohen analiza të detajuara mbi statusin ligjor dhe pronësinë e kullave, ndërsa në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës po hartohen projekte konkrete restaurimi.

Programi përfshin gjithashtu rekomandime për funksionalizimin e kullave si bujtina, muze dhe hapësira për aktivitete kulturore.

“Një komponent i rëndësishëm i punës aktuale është adresimi i çështjeve të pronësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, e cila i është bashkuar rrjetit të partnerëve të programit, si dhe krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve private në këto asete. Në këtë kuadër, po vijon puna në terren për asistimin e aplikantëve në procesin e pajisjes me certifikata pronësie, me synim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave për përfituesit. Këto ndërhyrje kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit”, theksoi Gonxhja.

Integrimi i kullave në itinerare të strukturuara rrit kohëqëndrimin e vizitorëve, krijon zinxhir vlere për ekonominë lokale dhe aktivizon zona që deri tani kanë qenë jashtë hartës turistike. Gjithashtu, kullat kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e autenticitetit dhe në ndërtimin e brandit turistik të Shqipërisë.

“Ato përfaqësojnë një element të veçantë dhe të dallueshëm të trashëgimisë sonë, duke krijuar një ofertë që nuk mund të replikohet lehtësisht në tregje të tjera. Përmes rijetësimit të tyre, Shqipëria pozicionohet si një destinacion që ofron përvojë reale, identitet kulturor dhe autenticitet, elementë kyç për konkurrueshmërinë në turizmin ndërkombëtar”, tha Gonxhja.

Në fazën e ardhshme, programi parashikon kalimin në zbatimin e plotë gjatë periudhës 2027–2029. Kjo fazë përfshin angazhimin buxhetor të Ministrisë, bazuar në rekomandimet e programit, me një planifikim fillestar prej 400 mijë euro për vitin 2027, me pritshmëri për rritje në vitet në vijim. Paralelisht, do të nisë zbatimi i programit kombëtar trevjeçar, i cili do të fokusohet në restaurimin, funksionalizimin dhe integrimin e kullave në rrjetin turistik kombëtar.

Gjatë aktivitetit u firmos gjithashtu marrëveshja e përbashkët ndërinstitucionale mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, GIZ dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit për zbatimin e Programit të Rijetësimit të Kullave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…