Demo: Program i ri për parkimet, lehtësohet financimi për bashkitë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se qeveria synon ndërtimin e një programi të ri në nivel qendror për adresimin e problematikës së parkimeve, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se qeveria synon ndërtimin e një programi të ri në nivel qendror për adresimin e problematikës së parkimeve, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Tiranë me kryetarët e bashkive për Punët e Shqipërisë, ku merrte pjesë edhe kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS Edi Rama, Demo theksoi se po punohet në identifikimin e hapësirave të përshtatshme për ndërtimin e parkimeve, në bashkëpunim me bashkitë më të prekura nga intensiteti i lartë i lëvizjeve.

Ministri nënvizoi se po shqyrtohen edhe modele të reja financimi, duke theksuar se bashkitë do ta kenë më të lehtë aksesin në kredi, për shkak të natyrës fitimprurëse të këtyre investimeve.

“Ne kemi komunikuar përgjithësisht me bashkitë e prekura nga flukset turistike dhe me intensitet të lartë për evidentimin e hapësira ku potencialisht mund të ndërtohen parkime. Po konsultojmë edhe modelin e financimit, mbi bazën ndryshimeve në kuadrin ligjor, bashkitë për këtë tipologji investimesh do ta kenë shumë më të lehtë financimin me banka të nivelit të dytë sepse parkimi është fitimprurës. Pasi modeli i parkimit në vetvete është fitimprurës dhe një investim i tillë e paguan vetë veten pa prekur buxhetet e bashkisë”, deklaroi Demo.

“Jane identifikuar dy ndërhyrje për ta lehtësuar procesin e kredimarrjes nga ana e bashkive pa u kaluar në procese te ndërlikuara të Ministrisë së Financave që kanë të bëjnë me miratime që merren një vit më pas. Ndërsa kur ne flasim për një model që është i garantuar nga vetë bashkia, me asetet e veta si kolateral, Ministria e Financave e ka më të lehtë procedurën”, u shpreh ai, teksa bëri të ditur se ka dhe programe të tjera për ndërtimin e parkimeve si është FZHSH-ja.

Ndërkohë, Demo bëri të ditur se në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës publike, parashikohet edhe vendosja në dispozicion e arkitektëve të huaj për projektimin e kopshteve dhe çerdheve, me synim rritjen e cilësisë së këtyre hapësirave për komunitetin.

/Marrë nga ATSH

Rama: Flotë mjetesh në dispozicion të bashkive për pastrimin e kanaleve kulluese

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Flotë mjetesh në dispozicion të bashkive për pastrimin e kanaleve kulluese

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit…