
Lamallari me delegacionin e KE-së: Mundësi reale për finalizimin e integrimit të Shqipërisë në BE
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ministri Lamallari informoi se gjatë takimit, u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve dhe forcimin e standardeve demokratike.
“Shqipëria kë bërë gjithashtu progres të qëndrueshëm edhe në rrugën drejt BE, me reforma konkrete dhe rezultate të vlerësuara nga partnerët ndërkombëtarë. Në këtë rrugëtim kemi ende sfida përpara, por edhe mundësi reale për ta finalizuar zgjedhjen tonë strategjike; Shqipëria në BE”, tha Lamallari.
Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të intensifikuar dialogun në funksion të avancimit të mëtejshëm të reformave dhe përmbushjes së standardeve evropiane, duke e konsideruar integrimin e Shqipërisë në BE si një proces të pakthyeshëm dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.
Burimi ATSH


















