Dita Botërore e Autizmit, dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen sigurimet për kujdestarët

Qeveria shqiptare do të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe për herë të parë do të njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për rreth 14 mijë kujdestarët dhe ndihmësit e tyre.


Qeveria shqiptare do të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe për herë të parë do të njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për rreth 14 mijë kujdestarët dhe ndihmësit e tyre.

Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, bëri të ditur se për herë të parë do të dyfishohet pagesa mujore për personat me aftësi të kufizuara, një ndër nismat më të rëndësishme në mbështetje të tyre.

“Sot po lançojmë Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara për vitet 2026–2030. Ky nuk është vetëm një angazhim politik, por një detyrim ndaj qytetarëve dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Po finalizojmë paketën mbështetëse për dyfishimin e pagesës financiare për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët me spektër autizmi, fëmijët e verbër, tetraparaplegjikë dhe fëmijët me sindromën Doën”, deklaroi ministrja.

Zv.kryeministrja, Albana Koçiu, vlerësoi rëndësinë e këtyre nismave, duke theksuar se për herë të parë do të njihen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

“Qeveria Shqiptare duke njohur si detyrim moral edhe për të lehtësuar më shumë përditshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, ka marrë iniciativën për të njohur kontributet e sigurimeve për kujdestarët, të cilët shpesh nuk janë vetëm prindër, por edhe persona që kujdesen për fëmijë apo individë me aftësi të kufizuara. Ne kemi një detyrim moral për t’u garantuar atyre një pension dinjitoz, si dhe për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme përmes skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu.

Ndërsa ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vuri në dukje rolin kyç të qeverisjes vendore në zbatimin e këtyre politikave, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe koordinim më të fortë mes nivelit qendror dhe atij lokal.

“Nevojat në territor duhet të marrin përgjigje konkrete përmes krijimit të sinergjive të duhura, si me politikat e qeverisë qendrore dhe instrumentet financiare që ajo ofron, ashtu edhe me shërbimet që vetë bashkitë vënë në dispozicion. Është inkurajuese që këto politika janë të fokusuara tek qytetarët dhe tek shtresat më në nevojë. Në të njëjtën kohë, është e domosdoshme që bashkitë të rrisin angazhimin dhe financimet e tyre për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në nivel lokal”, theksoi Demo.

Këto vendime përkthejnë drejtpërdrejt në praktikë angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke sjellë politika konkrete që mbështesin realisht fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe…