
“Ryanair” hap zyrtarisht bazën e re në aeroportin e Rinasit
Kompania ajrore “Ryanair” hapi zyrtarisht bazën e saj të re në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin e aviacionit në Shqipëri.

Kompania ajrore “Ryanair” hapi zyrtarisht bazën e saj të re në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin e aviacionit në Shqipëri.
Me tre avionë të bazuar në Tiranë dhe 21 destinacione të reja të shtuara në rrjet, kjo bazë e re zgjeron ndjeshëm lidhjet direkte të vendit me Evropën.
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në një postim në rrjetet sociale tha se “rritja e lidhshmërisë direkte është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e PBB-së për frymë”.
Sipas AAC-së, ky zhvillim mbështet shtyllat strategjike të qeverisë: infrastrukturën, konkurrencën dhe lidhshmërinë.
AAC thekson se “angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: siguria mbi të gjitha, e mbështetur nga një staf profesionist dhe i përkushtuar, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Burimi ATSH



















