
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kalon në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Arkivat më herët kanë qenë në varësi të Kryeministrit.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Arkivat më herët kanë qenë në varësi të Kryeministrit.
Sipas vendimit, buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, deri në rishikimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, ekzekutohet në strukturën aktuale buxhetore, në përputhje me rregullat e legjislacionit buxhetor në fuqi.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Marrë nga ATSH



















